Thomas Muller e sheh gjithçka të zezë: Nuk është e lehtë të rikthehesh pas një disfate si kjo

24 Tetor 2024
13:59
Alfred Lleshi
back button

Thomas Müller, sulmuesi veteran i Bayern Munich, në një intervistë dhënë për mediat gjermane ka analizuar humbjen e rëndë ndaj Barcelonës, e cila e lë ekipin e tij me tri pikë në renditjem aktuale të Champions League, pas tri ndeshjesh:

“Nuk është një ndjenjë e mirë. Shkuam për të fituar në fushën e Barcelonës, por humbëm 4-1. Ndoshta na mungoi vetëbesimi në fund për shkak të rezultatit dhe mënyrës se si luajtëm. Është e qartë se Barcelona nuk kishte më shumë momente shënimi se ne, por ato që krijoi i finalizoi thuajse 100%.

Dukej sikur kishim pak besim, sepse nuk sulmonim ashtu siç dëshironim. Nuk kishim zotërimin dhe kontrollin që kërkonim të topit dhe lojës. Nuk është e lehtë të rikthehesh pas një disfate të rëndë si kjo. Nëse i sheh shifrat dhe lojën e zhvilluar, rezultati duket paksa i padrejtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit