Real Madrid gjen fajtorin për dëmtimet: “Kemi një trajner për atletë, jo futbollistë”

24 Tetor 2024
16:09
Telesport
back button

Real Madrid ka dukshëm probleme, përtej rezultateve sportive. Në Madrid, problemi numër 1 janë dëmtimet dhe kjo situatë nuk mund të kalojë pa një analizë.

Gazeta “Marca” shkruan se në shënjestrën e klubit ësht trajneri i fitnesit, Antonio Pintus. Përtej lavdërimeve të shumta ndër vite për të, këtë sezon gjërat kanë ndryshuar.

Ai quhet shpesh “Perëndia”, sepse puna e tij ka pasur efikasitet sidomos në pesë sezonet e fundit, por disa lojtarë madrilenë sot kanë pikëpyetje për të.

Një pjesë e skuadrës mendon se ai lavdërohet dhe merr më shumë fjalë të mira publikisht nga sa e meriton, sepse rezultatet flasin ndryshe.

“Pintus është një trajner i mirë vetëm për atletët”, ka thënë një anëtar i klubit, duke iu referuar faktit se Pintus ndihmon për rezistencën fizike, por jo për qëndrueshmërinë e muskujve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit