Enrique Cerezo, presidenti i Atlético Madridit, ka konfirmuar se Real Madridi paraqiti një ofertë prej 150 milionë eurosh për Julián Álvarez. Megjithatë, gjatë deklaratës së tij bëri sërish një gafë, duke e quajtur sulmuesin argjentinas “Julián López”.
“Po, mbërriti oferta e Real Madridit, nga Florentino, dhe ju tashmë e dini se çfarë përgjigjeje mori. Vazhdoni ta përsërisni vazhdimisht këtë histori dhe njeriu lodhet. Julián është lojtar i Atlético Madridit. Kush e dëshiron, le të vijë, të shohë kontratën. Nëse i intereson, do ta marrë, nëse jo, nuk do ta marrë”, – deklaroi Cerezo.
Presidenti i klubit madrilen shfrytëzoi rastin për të kujtuar se çdo klub që dëshiron ta transferojë sulmuesin argjentinas duhet të paguajë klauzolën e lirimit prej 500 milionë eurosh.







