Sulmuesi uruguajan Federico Viñas u vlerësua si “Lojtari më i Mirë” në ndeshjen e Kupës së Botës me Uruguait dhe Arabinë Saudite (barazim 1-1).
Sot, 28-vjeçari nga Montevideo po luan në Kupën e Botës, por një dekadë më parë ai u tërhoq nga futbolli, i bindur se nuk kishte asnjë shans për të fituar.
Asokohe, ai telefonoi babanë e një shoku për të kërkuar punë dhe për tre vjet, ai shpërndante dhe shiste mish në rrugët e kryeqytetit të vendit të tij.
Më pas, në vitin 2017, ai vendosi të provonte përsëri, duke filluar me një klub të divizionit të katërt. Nëntë vjet më vonë, ai është në Kupën e Botës, duke veshur fanellën e kombëtares dhe merr trofeun e lojtarit më të mirë.








