Chelsea synon mbrojtësin e Juventus për sezonin tjetër, do të jetë zëvendësuesi i Cucurella

17 Qershor 2026
14:03
Telesport
back button

Skuadra e Chelsea po vazhdon të monitorojë mbrojtësin e Juventus, Andrea Cambiaso. 26-vjeçari italian konsiderohet si një nga përforcimet e mundshme të krahut pas largimit të Marc Cucurella drejt Real Madrid pak ditë më parë.

Sipas “Sportitalia”, skuadra londineze nuk është e vetmja që kërkon Cambiaso, që është monitoruar prej kohësh e interesuar edhe nga Barcelona. Madje edhe Inter mund të bëjë një lëvizje nëse oferta e tyre për Palestra dështon.

Cambiaso luan prej 3 sezonesh me bardhezinjtë (8 gola në 132 ndeshje zyrtare) dhe ka një kontratë deri në vitin 2029. Kostoja e ulët e kartonit të tij, 20-25 milionë euro, e bën atë një objektiv të dëshiruar nga Chelsea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit