Xabi Alonso nuk trembet nga largimet, Chelsea ka plot talente dhe disa të huazuar pritet të mbushin radhët

16 Qershor 2026
13:17
Telesport
back button

Trajneri i ri Xabi Alonso beson se Chelsea ka një skuadër shumë të fortë që mund të përmirësohet këtë verë dhe se klubi dëshiron të shtojë lojtarë të tjerët me talent dhe karakter të jashtëzakonshëm. Media britanike shprehen se trajneri spanjoll nuk është i trembur nga largimet e merkatos së verës.

Ka të ngjarë të ketë më pak të rinj premtues që vijnë nga akademia në Cobham, por disa rikthime nga huazimi do të merren në konsideratë këtë verë. Në departamentin e portierëve, ata presin ta vendosin Mike Penders në garë për një fanellë titullari mes shtyllave pas huazimit të tij në Strasbourg.

Chelsea ka objektiva edhe në mesfushë, ku “blues” janë admirues të Adam Wharton. E ardhmja e Enzo Fernandez mund të jetë thelbësore për çdo ndryshim më të madh në mesfushë (e do Real Madrid). Fernandez vlerësohet në më shumë se 100 milionë euro dhe Chelsea nuk po përpiqet ta shesë lojtarin.

Pas shitjes së Marc Cucurella, klubi duhet të gjejë një zëvendësues, por mësohet se Jorell Hato është në garë për të zënë vendin e mbrojtësit të majtë titullar. Gjithashtu, Chelsea është një nga klubet me interes serioz për Morgan Rogers të Aston Villa.

Me Emmanuel Emegha që vjen nga Strasburgu dhe Nicolas Jackson që kthehet nga huazimi i tij te Bayern Munich, ka dyshime rreth të ardhmes së Liam Delap. Pra, te Chelsea pritet të jetë sërish një tepricë sulmuesish.

Anësori i djathtë Geovany Quenda pritet të vijë nga Sporting CP pas marrëveshjes që Chelsea bëri vitin e kaluar dhe trajneri Alonso do të dëshirojë të shohë mirë të gjithë lojtarët në dispozicion të tij para se të marrë vendime përfundimtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit