Për një periudhë, Federico Chiesa kushtonte 100 milionë euro. Ishte viti 2021, Italia sapo kishte fituar Kampionatin Europian dhe dukej se mund të kthehej në madhështi, pasi nuk arriti të kualifikohej në “Rusia 2018”. Liverpool-i synonte të shpenzonte një shifër shumë të lartë për ta blerë, por Juventusi nuk donte të dëgjonte asnjë ofertë. Chiesa kishte mbërritur nga Fiorentina, në formë huazimi 2-vjeçar për rreth 60 milionë euro.
Me fanellën bardhezi, Chiesa alternoi gjërat e mira me ato më pak të mira. Problem ishte gjithashtu një dëmtim i ligamentit të kryqëzuar, i cili e kufizoi shumë forcën e tij shpërthyese në krahasim me atë që ishte në sezonet e para. Mbetet për t’u parë nëse do të mund të rikuperohet, sepse tani ka filluar të jetë një rast i vogël edhe te Liverpool-i, ku deri më tani ka luajtur vetëm 78 minuta në 3 ndeshje.
Arne Slot foli për këtë: “Është padyshim një zhgënjim i madh ta shohësh atë kaq pak të përfshirë në stërvitje. Më vjen sinqerisht keq për të, por me një kontratë afatgjatë në fuqi, ne mbetemi me shpresë se do të kontribuojë ndjeshëm, pasi të jetë plotësisht në formë”. Fatkeqësisht, emri i tij është shfaqur në listën ndeshjeve të këtij sezoni vetëm një ose dy herë deri më tani. Federico Chiesa mbush sot 27 vjeç.