Sfida e dytë për raundin e 1/32-ve është ajo mes Brazilit dhe Japonisë. Në ndeshjen që po luhet në “NRG Stadium” në Houston, pjesa e parë është mbyllur 0-1 në favorin e japonezëve.
Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 29-të, pikërisht aty ku u zhbllokua rezultati. Pas një topi të humbur nga Danilo në zonën e tij dhe një aksioni personal të Kaishu Sano, i cili dërgoi topin në portën e Alisson Becker me një goditje të bukur nga jashtë zonës së rreptësisë.
Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Japoninë, e cila dominoi në lojë dhe në rezultat. Një paraqitje komplet zhgënjyese nga Brazili i Carlo Ancelotti-t, që ka dhe 45 minuta të tjera në dispozicion për të ndryshuar fatin e ndeshjes dhe për të shpëtuar nga një eleminim i hershëm, që do të kishte pasoja të shumta.







