Ibrahimovic zbarkon në Milanello, takim “kokë më kokë” me Leaon. I jep siguri dhe këshilla portugezit

25 Tetor 2024
12:00
Alfred Lleshi
back button

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në “Milanello”. Pas disa ditësh mungesë, gjë e cila kishte bërë bujë, suedezi ka takuar dje lojtarët dhe Fonseca brenda qendrës sportive, së bashku me drejtorin teknik Geoffrey Moncada. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi ka pasur disa biseda joformale me skuadrën, duke prekur tema të ndryshme.

Mes tyre ishte edhe biseda me Rafael Leaon, lojtarin më të kritikuar për momentin te Milani. Portugezi sigurisht nuk po kalon periudhën më pozitive të aventurës së tij me kuqezinjtë dhe Ibrahimovic kishte për detyrë ta qetësonte, duke u përpjekur ta bëjë të kuptojë sesi edhe maturimi i një futbollisti kalon nëpër momente të ndërlikuara si ky.

Portugezi duhet të reagojë si kampion; nga njëra anë duke pranuar zgjedhjet e trajnerit Fonseca, nga ana tjetër duke pasur zemërim pozitiv në fushë, pak si ajo që ndodhi me Lazion kur ai hyri në pjesën e dytë dhe shënoi golin e barazimit.

Përveç bisedës me të gjithë lojtarët në skuadër, Ibrahimovic ishte i prirur të komplimentonte Paulo Fonseca dhe stafin e tij teknik për periudhën pozitive që Milani po përjeton. Suedezi inkurajoi të gjithë grupin kuqezi që të vazhdojë kështu, me të njëjtën frymë dhe padyshim edhe me të njëjtat rezultate si javën e kaluar (dy fitore radhazi mes kampionatit dhe Champions League).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit