U poshtërua nga Barcelona, drejtuesit e Bayern reagojnë për trajnerin Kompany

25 Tetor 2024
15:43
Telesport
back button

Bayern Munich nuk ka asnjë dyshim te trajneri Vincent Kompany. Edhe pse bavarezët u poshtëruan në ndeshjen me Barcelonën në “Camp Nou”, belgu ka besimin e drejtuesve.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht drejtori sportiv i Bayern-it, Max Eberl, i cili ka theksuar se drejtuesit e lartë të klubit kanë besim maksimal te Kompany.

“Ne kemi zgjedhur një trajner të shkëlqyer, i cili ka rikthyer jo vetëm besimin në skuadër, por edhe argëtimin në fushë. Skuadra ndihet e lumtur dhe ka ego të mjaftueshme për trofe”.

Me pak fjalë, rezultati në Champions League dhe risku për të mos u kualifikuar direkt në fazën me eliminim direkt nuk kanë asnjë problem për ish-kapitenin e Manchester City.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit