Real Madrid-Davies, ka optimizëm por duhet “nxitim”. Klubi i Premier po futet fort te gara për transferimin me zero

25 Tetor 2024
23:17
Telesport
back button

Negociatat mes Bayern Munich dhe Alphonso Davies janë të bllokuara. Tani duket e qartë, duke marrë parasysh që anësori i majtë kanadez pas tetë muajsh (30 qershor 2025) do të jetë i lirë dhe pa kontrate, do të jetë në gjendje të nënshkruajë me çdo klub tjetër. U fol në disa raste për dashurinë verore të Real Madridit ndaj tij, por lojtari nuk u largua nga Bayern dhe mbeti nën drejtimin e trajnerit të ri Kompany.

Ndërkohë, megjithatë, sipas asaj që raportohet nga Sky Sports DE, interesimi nga Manchester United është rritur seriozisht. Interesimi i “Djajve të Kuq” po bëhet gjithnjë e më i dukshëm edhe për shkak se klubi anglez aktualisht po mbledh informacione për Davies.

Javë më parë kishte pasur një kërkesë të qartë për të: United do të dëshironte të nënshkruante 23-vjeçarin pa asnjë kosto, pasi kontrata e Davies në Mynih skadon verën e ardhshme. Dëshmia më e qarte që do ta shihte kanadezin larg Mynihut është mungesa e bisedimeve, për momentin, për një rinovim të mundshëm.

Fjalët e agjentit
“Unë nuk do të përdor ofendime kur flas për të ardhmen e Alphonso-s. Prioriteti im është e ardhmja e Alphonso-s. Unë gjithmonë kam thënë: nëse Bayern dëshiron të diskutojë diçka, ne mund të flasim për të në nivelet e menaxhimit,” tha së fundmi agjenti i tij, Nick Huoseh për TSN.

Përveç United, siç u përmend, në garë për mbrojtësin e majtë 23-vjeçar është edhe Real Madridi. Dhe aktualisht Los Blancos duket se kanë shanset më të mira për një nënshkrim të mundshëm. Barcelona mund te jete ide por deri tani ska levizur aspak ne kete front.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit