Niclas Füllkrug imagjinoi një aventurë krejtësisht të ndryshme në Premier League nga ajo që ka përjetuar deri më tani. Ardhja e Guirassy në Borussia Dortmund bllokoi hapësirat e qendërsulmuesit gjerman 31-vjeçar dhe ai e gjeti veten pothuajse të detyruar të zgjidhte një transferim diku tjetër. Pasi fluturoi te West Ham në verë për 27 milionë euro, disa javë në përvojën e tij të re, Fullkrug pësoi një dëmtim në pulpe.
Në një moment shpresohej që Fullkrug të kthehej shpejt në aksion, por optimizmi për gjendjen e tij fizike është zbehur. Me 137 minuta të pakta dhe vetëm 4 ndeshje të luajtura në kampionat dhe në Carabao Cup, pa shënuar asnjë gol, ish-lojtari i BVB sigurisht që nuk mund të konsiderohet i lumtur.
Sipas Sky Sports, Fullkrug nuk po planifikon një largim të hershëm për momentin. Ai ende nuk ka njoftuar asgjë dhe dëshiron të bëjë karrierë në Premier League.
Hammers aktualisht presin që Fullkrug të rikthehet plotësisht pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar në mes të nëntorit. Klubi anglez bëri një ndryshim të madh në skuadër para sezonit. Për momentin, megjithatë, londinezët po luftojnë për të ecur mire me Lopeteguin, pasi ndodhen në vendin e 15-të në renditje, shumë nën pritshmëritë e përcaktuara.