“Interi është skuadra më e fortë në Serie A, mesfushori Barella më pëlqen shumë”

26 Tetor 2024
8:45
Alfred Lleshi
back button

Gjatë intervistës së dhënë për DAZN, ish-mesfushori i Juventusit dhe Interit, Patrick Vieira, foli për vëllezërit Thuram: “Ata janë dy lojtarë të ndryshëm, luajnë për klube të rëndësishme dhe besoj se mund të jenë e ardhmja e Francës.

Marcus është një sulmues që i pëlqen thellësia, mendoj se ka ende dy ose tri nivele zhvillimi për të qenë më i fortë. Kampionati italian e bëri atë të rritet shumë, veçanërisht për sa iu përket golave ,​​që ishte problemi i tij.

Tani është bërë më i mirë në finalizim, një sulmues që dëshiron gjithmonë të shënojë. Kjo është e rëndësishme për një numër 9. Khephren është lojtar që ka cilësi teknike të mesfushorit. Atij i mungonte diçka në nivel taktik dhe mendoj se bëri zgjedhjen e duhur për të shkuar në Itali, veçanërisht te Juventusi. Mendoj se ai është mesfushori i së ardhmes”.

Khephren është Patrick Vieira i ri?
Jo, Khephren ka pak më shumë cilësi teknike se unë.

Një parashikim për të dielën?
Interi është përpara, por Juve gjithmonë përgjigjet në ndeshje kaq të rëndësishme. Mendoj se bardhezinjtë mund t’ia bëjnë të vështirë Interit. Do të shohim.

Sipas jush, Interi është favorit?
Unë besoj se Interi është ekipi më i fortë, veçanërisht në mesfushë, ku ka përvojë dhe cilësi individuale. Barella është një lojtar që më pëlqen shumë, sepse punon për ekipin. Më pëlqen energjia dhe cilësia e tij.

Si e shihni këtë Inter?
Interi ka pasur gjithmonë ekip konkurrues në vitet e fundit, gjithmonë ka punuar mirë për të gjetur lojtarët e duhur konkurrues. Për mua është ekipi më i fortë në Itali; ka cilësi individuale dhe përvojë kolektive. Ka lojtarë vërtet të fortë dhe një trajner që po e bën ekipin të luajë shumë mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit