Yildiz: Ndaj Interit luajmë për të fituar, ëndërroj të shënoj gola si Del Piero

26 Tetor 2024
10:29
Alfred Lleshi
back button

Kenan Yildiz, talenti turk i Juventusit foli për “Gazzetta dello Sport”, pak orë para derbit italian në “San Siro”: “Interi është një ekip i mirë, fitorja ndaj tij do të na jepte shumë energji pozitive. Ne jemi Juventusi, jemi të fortë dhe shkojmë atje për të fituar”.

Ide të qarta për numrin 10 bardhezi, që përfiton nga këshilla e idhullit të tij, Del Piero: “Jam i lumtur që mund të flas me të, më jep këshilla dhe më ndihmon të rritem. Ëndërroj njësoj si Alex për një gol në ‘San Siro’.

Turku pyetet për festimin me gjuhën jashtë të Del Pieros, që lindi pikërisht në Milano: “Vërtet? Jo, nuk e dija, kështu që do të përpiqem ta përsëris nesër”.

Së fundi komentoi të ardhmen e vet. A e imagjinon Yildiz një të ardhme si Del Piero, pra gjithmonë bardhezi? “Shpresoj të kem një karrierë të madhe këtu, por e ardhmja nuk mund të parashikohet”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit