Real Madridi u shkatërrua në shtëpi nga një ekip vërtet yjor i Barcelonës: rezultati përfundimtar ishte 4-0 në favor të Blaugrana-ve, falë dygoleshit të Lewandowski dhe golave nga Yamal dhe Raphinha. Në fund të ndeshjes, trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti foli në konferencen e shtypit:
“Analiza që bëj për këtë ndeshje është se ishte një ndeshje e ekuilibruar” – fjalët e tij të raportuara nga Marca – “Ne patëm mundësi, duke luajtur një pjesë të parë me intensitet ku mund të shënonim, kur ata shënuan dy gola radhazi, ata na morën të gjithë energjinë në atë moment, donim të rrezikonim dhe i lame hapesira e mundësi në kundërsulm”.
Jo çdo gjë mund të hidhet poshtë: “Më pëlqeu skuadra në pjesën e parë, padyshim që është një humbje e dhimbshme, duhet të falënderoj tifozët sepse na ndihmuan deri në minutën e 90-të, nuk duhet të hedhim gjithçka sepse nuk ka asgjë për te hedhur. Për 60 minuta luajtëm shumë mirë, gabuam ne 30 të fundit.”
Për distancën me Barcelonën: “Duhet të kapërcejmë disavantazhin që kemi për të fituar titullin, por sezoni është shumë i gjatë dhe nuk duhet të hedhim gjithçka, nuk më duket e drejtë”. Së fundi, për mosmarrëveshjen me Flick pas 0-4: “Ajo që ndodhi nuk ndodhi me Flick, por me ndihmësin e tij. Ai nuk u soll si zotëri, i thashë kështu dhe Flick pranoi shpjegimin”.
Më pas ai përfundon: “Herën e fundit që humbëm 4-0 kundër Barçës, fituam ligën dhe Champions League. Nuk do të jemi shumë larg sezonit të kaluar. Pjesa e parë e skuadrës ishte e mirë dhe nuk gaboj se kam 48 vite ne futboll”.