Manchester City iu desh vetëm 1-0 kundër Southampton për të rifituar majën e Premier Leauge: përkohësisht +2 ndaj Liverpoolit, i përfshirë në ndeshjen e vështirë perballe Arsenalit sot.
Në fund të ndeshjes, trajneri Pep Guardiola foli për Sky Sports UK, duke lavdëruar – siç ndodh për të treguar respektin që ka për kundërshtarët e tij – para së gjithash trajnerin kundërshtar, Russel Martin:
“Duhet pergezuar per menyren se si luajte ata! Kemi hasur veshtiresi me skuadra që janë në fund të tabelës. Pra, nëse ky është niveli, kjo tregon se sa e vështirë është kjo Premier League, por ata bënë një përpjekje të jashtëzakonshme për të na hequr topin. Nuk arritëm të shenonim gola, por rezultati është i mirë”.
“Gjëja e rëndësishme është të jesh atje lart” – shpjegon përsëri Guardiola – “Ne krijuam mundësi, si gjithmonë Erling Haaland kishte dy ose tre raste të qarta.
Por unë nuk jam i shqetësuar, është e rëndësishme të kemi 23 pikë tani, shumica e skuadrave mbrojnë shumë thellë. Tani ne do të luajmë kundër Spurs, Bournemouth dhe Brighton dhe ata nuk do të mbrohen keshtu…”.