Juve ka shkarkuar Massimiliano Allegrin.
Pas tre vitesh në krye të klubit të Juventusit dhe pas Kupës së Italisë të fituar ndaj Atalantas, ka mbërritur vendimi zyrtar i klubit të Juventusit.
Allegri nuk do ta drejtojë skuadrën bardhezi në dy ndeshjet e fundit të kampionatit.
“Juventus njofton se ka liruar Massimiliano Allegrin nga roli i tij si trajner i ekipit të parë.
“Shkarkimi vjen pas disa sjelljeve gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, të cilat klubi i cilësoi të papajtueshme me vlerat e Juventusit dhe me sjelljen që duhet të adoptojnë ata që e përfaqësojnë atë.
Mbaron një periudhë bashkëpunimi, e cila filloi në vitin 2014, rifilloi në vitin 2021 dhe përfundoi pas 3 sezoneve të fundit së bashku me finalen e Kupës së Italisë.
“Klubi i uron Massimiliano Allegrit suksese në projektet e tij të ardhshme”, lexohet në komunikatën e klubit.







