Lamine Yamal ka pasur një nga paraqitjet më të mira të tij ne El Clasico dhe talenti spanjoll shënoi një gol të shkëlqyer me këmbën e djathtë, gjë që ishte befasi pasi këmba e majtë është arma e fortë për të.
17-vjeçari ka folur pas ndeshjes, duke thënë fillimisht se ai ka edhe një këmbë të djathtë që e përdorë kur është e nevojshme.
“Ndoshta lojtarët e Real Madridit nuk e dinin që edhe unë kam këmbën e djathtë dhd mendonin se e kam vetem per te ecur”, tha Lamal duke qeshur.
“Kështu që unë duhet ta përdor atë kur është e nevojshme…”, deklaroi ylli spanjoll.
Ylli i Barcelonës ka thënë se besojnë se Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe ata e dëshmuan këtë në El Clasico.