Sa shpejt kanë nisur golat në ndeshjen Arsenal-Liverpool, sfidë e cila mund të quhet kryevepër e Premier League për spektaklin që po servir në fushë.
Për vendësit shënoi Saka pas vetëm 9 minutash lojë, duke nxehur shpejt këtë përballje fantastike në ishullin britanik. Arsenali e meritoi avantazhin, sepse e nisi më mirë.
Liverpool u kundërpërgjigj po aq shpejt, 9 minuta më vonë, duke gjetur golin e barazimit me mbrojtësin Van Dijk. Loja sapo ka filluar! Presim edhe më shumë nga këto dy skuadra ëndrrash.