Rikthehet buzëqeshja te Bayern. Sot bavarezët u argëtuan me fitoren 5-0 kundër Bochum, duke harruar kështu humbjen turpëruese në Champions League përballë Barcelonës.
Pas fitores, trajneri Vincent Kompany përgëzoi lojtarët e tij dhe premtoi se bavarezët do të rikthehen në kulmin e formës si më parë.
“Kjo ndeshje reflektoi atë që kishim biseduar me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit. Ne donim të jepnim një përgjigje psikologjike, të reagonim për të mos humbur ritmin”.
“Bayern është klub i madh dhe është themeluar vetëm për të fituar. Ky është mesazhi që marr javë pas jave prej lojtarëve, stafit dhe drejtuesve. Fitorja është e vetmja gjë që vlen”.
“Do të shihni një skuadër tjetër me kalimin e muajve. Duhet vetëm pak durim”.