45 minuta spektakël: Arsenali në avantazh 2-1 me Liverpool, ka dilema për një penallti!

27 Tetor 2024
18:26
Telesport
back button

Arsenal-Liverpool, 45 minuta plot adrenalinë dhe spektakël. Gjithashtu, edhe tre gola!

Arsenali po fiton 2-1 pas 45 minutave të para në ndeshjen e javës së 9-të të Premier League, me Liverpool që duket se nuk e përballon dot ofensivën e zjarrtë të londinezëve.

Mungesat e Arsenalit sot nuk duken aspak problem, sepse skuadra e Artetës shënoi që pas 9 minutash lojë me Saka.

Liverpool mund të shënonte në të 15′, por Salah nuk u tregua i saktë përpara porte. Goli i barazimit për “Të kuqtë” erdhi në të 18′, me Van Dijk i cili shënoi me kokë.

Gabriel Martinelli u rrëzua brenda zonës në të 32′ dhe vendasit kërkuan penallti, por VAR-i sinjalizoi se nuk ishte një ndërhyrje për t’u ndëshkuar me 11-metërsh.

Mikel Merino në minutat e fundit të pjesës së parë u bë heroi i Arsenalit duke shënuar golin e avantazhit. Me siguri që pjesa e dytë do të jetë po kaq e bukur sa e para.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit