“Krenar por edhe i zhgënjyer”. Arteta analizon barazimin ndaj Liverpoolit

28 Tetor 2024
0:58
Telesport
back button

Ndeshja e madhe mes Arsenalit dhe Liverpoolit përfundoi në barazim 2-2 ku edhe Topçinjtë iu afruan fitores, por goli i Salah në minutën e 81-të i shpëtoi Reds. Mikel Arteta komentoi për piken e marrë brenda mureve te shtepisë:

“Jam shumë krenar për ekipin, sidomos duke pasur parasysh situatën që po kalojmë për momentin. Ishim shumë të zotë, rezultati duhet të ishte ndryshe. Fatkeqësisht, pa pësuar presion dhe raste nga kundershtari, pesuam dy gola.

Kemi pesë lëndime në mbrojtje dhe është një situatë me të cilën duhet të përballemi, jam shumë i zhgënjyer që nuk e fituam ndeshjen: skuadra luajti shumë mirë, ne ishim dominues dhe shumë të vendosur, agresivë, duke krijuar raste të mëdha.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit