Liverpool mori një barazim të rëndësishmen (2-2) në fushën e Arsenal, duke arritur dy herë të rikuperojë disavantazhin ndaj “topçinjve”. Goli i barazimit përfundimtar u shënua nga sulmuesi egjiptian Mohamed Salah, një lojtar të cilin trajnerit i Liverpool, Arne Slot, e vlerëson shumë.
“Lojtarët më të fortë janë gjithmonë në dispozicion dhe vendimtarë në ndeshjet më të rëndësishme. Ai e bëri këtë gjë si ndaj Arsenal ashtu dhe javën e kaluar kundër Chelsea, kur ai shënoi një gol dhe një asist”, u shpreh Arne Slot për sulmuesin e tij.
“Kjo është ajo që i duhet një kampioni nëse luan në një klub i madh. Liverpol është me fat që ka lojtarë të tillë cilësorë, të cilët të ndihmojmë që të marrim rezultate të mëdha në fushë. Edhe këtë herë Mo e bëri diferencën, por ne duhet t’i japim meritat edhe Darvin Nunez e Trent Alexander-Arnold për golin 2-2”, tha Slot.
Më tej, duke folur për luftën për titullin, ai shtoi: “Morëm një rezultat të mirë në një ndeshje të vështirë si kjo jashtë fushe. Mënyra se si e bëmë ishte e jashtëzakonshme, pasi konkurruam me një ekip si Arsenal, i fortë në shtëpinë e tij. Kjo është vërtet fantastike, ndaj të shohim se deri ku mund të shkojmë”.