I pranishëm në studiot e “Mediaset”, ish-mbrojtësi Andrea Ranocchia ka komentuar projektin e ri të Thiago Motta si trajner bardhezi. Dje, skuadra e Juventusit ndaloi kampionin italian me rezultatin 4-4 në “San Siro”: “Motta po bën një punë me Juventusin që mund t’i sjellë atij avantazhe afatgjata.
Trajneri i ri ka mbërritur në Torino kësaj vere, pasi bëri mjaft mirë në një ekip si Bologna sezonin e kaluar. Dallimi midis Conte dhe Motta është se Antonio ka eksperiencë në të fituar, e di mirë se çfarë duhet bërë për të fituar. Edhe Interi, gjithashtu ka të njëjtën njohuri, sepse e ka bërë këtë për shumë vite.
Pra, Interi dhe Napoli janë dy skuadrat më favorite për ta fituar titullin, për mendimin tim. Të tjerët do të luftojnë këtë sezon, por nuk i shoh në vijën e parë të garës për titull. Thiago Motta po i qaset projektit të Juventusit me idenë e rindërtimit, bazuar në atë që sheh në stërvitje. Ai bën zgjedhjet e tij për formacionin, pavarësisht nga emrat dhe çmimi i kartonit të çdo lojtari”.
Së fundi, një opinion për “Derby d’Italia”: “Ishte ndeshje shumë e çuditshme, për mendimin tim, nuk ka pasur kurrë një Inter-Juventus si kjo. Përsa i përket argëtimit, të gjithë i shijuan 8 golat. Dy protagonistët kanë ankesa në varësi të momenteve të lojës”.