Hakan Calhanoglu, mesfushori i Interit, ka komentuar në llogaritë e tij sociale mbrëmjen e paharrueshme, që e çoi në gala-në e çmimeve të “Topit të Artë” për vitin 2024.
“Krenar që jam ndër më të mirët në botë”, – shkroi mesfushori turk. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në Paris, Calhanoglu e mbylli me vendin e 20-të, mes 30 kandidatëve për çmimin prestigjioz individual, të fituar nga spanjolli Rodri.
Bashkëlojtari i turkut, Lautaro Martinez, e përfundoi garën për “Topin e Artë” 2024 në vendin e shtatë. Sulmuesi argjentinas i Interit u parapri nga Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Sikurse cekëm më lart, Rodri e fitoi çmimin. Pas tij u rendit treshja e Real Madridit, e përbërë nga Vinicius Jr, Bellingham dhe Carvajal.
“Kapiten i pabesueshëm! Një nga 10 lojtarët më të mirë në botë”, – ka shkruar Interi në kanalet e veta sociale për të komplimentuar argjentinasin.