Paul Scholes ka dhënë komentet e tij për emrin e trajnerit të ri të Manchester United. Ai, madje, ka disa këshilla për “Djajtë e kuq”, ku ka luajtur për shumë vite.
“Trajneri Amorim është një opsion interesant. Problemi është se ai sjell një risk të madh tek United, sepse nuk dihet sesi mund të përshtatet me futbollin anglez”, është shprehur ish-mesfushori për teknikun e ardhshëm të “Djajve të kuq”. Zyrtarizimi i këtij të fundit pritet gjatë kësaj jave.
“Shumica e këtyre trajnerëve me futboll të bukur punojnë në klube pa presion dhe pa pritshmëri. Kam qenë fans i Thomas Tuchel, por tashmë ai ka drejtimin e Anglisë”.
“Mendoj se zëvendësuesi i Ten Hagut duhet të jetë dikush me përvojë në nivele të larta. Zidane është një emër i tillë, sepse United është klub me peshë”.