Presidenti Laporta po përgatit bashkë me drejtuesit një plan të qartë për merkaton e verës 2025 te Barcelona. Qëllimi i katalanasve është që skuadra të ketë më shumë opsione në stol.
Duke qenë se Robert Lewandowski po tregon se ende mund të luajë në nivelet më të larta, Barcelona pritet të bëjë një ndërhyrje big në krahët e sulmit dhe jo në qendër.
Emri i kërkuar vijon të jetë Nico Williams, ndërkohë që Ansu Fati pritet të shitet që në merkaton e janarit. Me Nico Williams, Raphinha, Lewandowski, Yamal dhe Ferran Torres, në “Camp Nou” besojnë se skuadra do të jetë e shkëlqyer në sulm, sidomos sepse Pedri dhe Dani Olmo mund të përshtaten në rast nevoje si sulmues krahu.
Mesfusha do të ketë ndryshime vetëm në rolin 6, aty ku Bernal dhe Casado kanë zënë vend mirë, por nuk kanë eksperiencën e duhur. Laporta po planifikon një blerje me cilësi për të lidhur mbrojtjen me sulmin, në rast se shitet Frenkie de Jong.
Pjesa tjetër e mesfushës duket e kompletuar: Pedri, Gavi, Fermin Lopez dhe Dani Olmo, të gjithë spanjollë.
Për sa i përket mbrojtjes, Barcelona planifikon të blejë një mbrojtës të djathtë, duke spostuar Kounde në qendër të mbrojtjes për të shtuar konkurrencën me Cubarsi dhe Araujo. Ndërkohë, pritet edhe një mbrojtës i majtë për të mbështetur Balde.