Polemikat vazhdojnë pas zbulimit të votave të Topit te Arte. Ne fakt, Alfredo Relano, gazetar i AS, i cili përfaqësoi Spanjën në përzgjedhjen e fituesit të Topit të Artë duke ndare 10 futbollistët dhe pikavarazhin, ka marre kritika.
Çuditërisht, gazetari vendosi Vinicius Juniorin të parin, me Rodrin në të dytin dhe Jude Bellingham në të tretin. Kjo ka ngjallur debate mes tifozëve të futbollit dhe analistëve.
Disa besojnë se Relano tregoi një paragjykim ndaj Real Madridit duke votuar për Vinicius si zgjedhjen e tij kryesore, ndërsa Rodri u rendit më poshtë. Vetë Relano shprehu habi për raportimet që sugjeronin se Vinicius do të fitonte çmimin disa ditë para ceremonisë, duke pretenduar se ai i kishte parë ato raportime edhe para se të hidhte votën e tij për Topin e Artë.
Ka madje edhe akuza ndaj gazetarit të AS se si ka mundësi që një person që vije nga Spanja nuk ka votuar për Rodrin, duke zgjedhur një brazilian. Vinicius thuhet se ka humbur Topin e Artë për sjelljet e tij në fushë dhe viktimizimet jashtë saj.