Rodrigo de Paul zgjohet me ofendime pafund dhe thirrjen “hajdut”, tifozeria e Realit ngatërrohet!

30 Tetor 2024
0:20
Telesport
back button

Topi i Artë që iu dha Rodrit ne Paris ka mërzitur Real Madridin, i bindur se fituesi duhet të ishte një nga Vinicius Jr. dhe Dani Carvajal. Për këtë arsye, klubi i Florentino Perez ka braktisur masivisht ceremoninë e zhvilluar në Paris dhe dhjetëra tifozë kanë shfryrë zemërimin e tyre në rrjetet sociale.

Një furi ndonjëherë… e verbër, ia vlen të thuhet, duke qenë se dikush mendoi mirë të shkruante nën profilin e Rodrigo de Paul, duke e ngatërruar me mesfushorin e Manchester Cityt, i cili nuk ka fare rrjete sociale.

Kështu, duke shoqëruar publikimet e fundit nga argjentinasi i Atletico Madridit erdhën disa ofendime. Më e njohura, padyshim, është “hajdut”. De Paul eshte zgjuar me nje lume ofendimesh pa pasur fare lidhje!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit