Aventura e Kolo Muani te Paris Saint Germain mund të përfundojë më shpejt se sa pritej. Sipas asaj që raportohet nga e përditshmja “L’Equipe”, sulmuesit nuk po i pëlqen koha e kufizuar e lojës dhe po mendon një ndryshim.
Dhe, ky ndryshim mund të ndodhë që në merkaton e dimrit. Klubi parizien nuk është kundërt largimit të francezit, që erdhë nga Gjermania në verën e vitit 2023. Deri më tani, ai ka shënuar 11 gola në 50 ndeshje me PSG.
Madje PSG është gati ta lërë të lirë për 50 milionë euro, një shifër dukshëm më e ulët se 90 milionët që shpenzuan për ta blerë. Sipas “Calciomercato”, skuadra e Juventus duket e interesuar për sulmuesin.
Drejtori sportiv Giuntoli është duke kërkuar një zëvendës të Dusan Vlahovic, që këtë sezon nuk ka pushuar. Megjithatë, negociatat do të niseshin vetëm në kushte të caktuara, pasi Juventus e kërkon lojtarin në formë huazimi, ku PSG të paguajë një pejsë të rrogës.