Ambrosini del kundër provave pa fund me formacionin të Fonseca, tregon pikëpyetjet e Milanit aktual

31 Tetor 2024
8:27
Alfred Lleshi
back button

Massimo Ambrosini analizoi humbjen e fundit 2-0 të kuqezinjve në “San Siro”, duke dështuar në përballjen me kryesuesit e Serie A: “Milani nuk luajti një ndeshje të keqe kundër Napolit, veçanërisht në pjesën e parë.

Kuqezinjtë më krijuan ndjenjën e brishtësisë në mbrojtje, ishin më pak të vendosur se sa Napoli në 20 metrat e fundit. Në pjesën e dytë, performanca e skuadrës së Fonseca u dobësua pak. Pra, ky Milan ngre disa pikëpyetje, ndërsa ajo e Conte-s, nga ana tjetër, duket se tashmë është një skuadër e konsoliduar”.

Më tej, Ambrosini shtoi: “Ajo që i mungonte Milanit në pjesën e parë të sezonit ishte fryma ekipore. Skuadra u rebelua kundër golit të Lukakut, por tani duhet të bëjë zgjedhje më të zgjuara. Në golin e parë të pësuar ndaj Napolit, dy qendërmbrojtësit nuk kishin qasje të mirë taktike.

Fonseca duhet t’i zgjedhë përfundimisht dy qendërmbrojtësit, nuk mund të bëjë rotacion çdo ndeshje. Gabbia ishte jashtë për shkak të dëmtimit, por tani është bërë qendërmbrojtësi më i besueshëm te kuqezinjtë. Pa një formacion të koladuar përfundimisht, Milani ka filluar të humbasë jo pak pikë”.

Për lënien jashtë formacionit startues të Rafael Leaos, ish-lojtari kuqezi shtoi: “Po të luante Leao do të thoshte ta vendoste Okafor si mesfushor-sulmues. Nëse pankina e parë ishte një sinjal, e djeshmja ishte zgjedhje teknike. Sidoqoftë, në planin afatgjatë nuk mund të mos them se pres më shumë nga Leao.

Sigurisht, ai duhet të ndihmojë edhe veten, që të mos i japë askujt alibi të mëtejshme. Kur ndodh që lojtari më i fortë në skuadër ulet në stol, është një shenjë shkundjeje për të. Tani vijnë ndeshjet ndaj Monza dhe Real Madridit, duhet gjetur një çelës për ta rifutur në formacion”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit