Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia (ndeshje e luajtur ne Lushnje) ka prodhuar spektakël në fushën e blertë pasi janë shënuar në total 7 gola. Ishin shkodranët që fituan 4-3. Sfida e javës së 11-të në Superiore i dha kuqebluve tre pikë. Spektakli nisi që në pjesën e parë ku Vllaznia e mbylli në avantazh 3 me 0 dhe tronditi keshtu bardheblutë qe vazhdojne te enden neper Shqiperi pa nje stadium (here ne Vlore, here ne Korce, here ne Lushnje). Në pjesen e dyte dytën gjithçka vazhdoi me katër gola të tjerë.
Fillimisht Tirana ngushtoi shifrat, teksa më pas ishin shkodranët që shënuan sërish. Pas këtij episodi nuk u fol për futboll në 13 minuta, pasi një kapsoll i hedhur nga tifozeria e Tiranes dëmtoi lojtarët e Vllaznisë gjatë festimit të golit nga Gruda. Sfida u ndërpre nga arbitri Enea Jorgji.
Ishte Esat Mala ai që përfundoi në ambulancë. Asgjë nuk ishte mbyllur, teksa u akorduan 17 minuta shtesë. Tirana shënoi dy herë në shtesë, fillimisht me penalltinë e Bajroviç që ishte e dyta e sfidës dhe më pas Ndreca.
Tirana, emër i lavdishëm i futbollit shqiptar, e ka nisur sezonin me vetëm 1 fitore në 11 javë (8 barazime dhe 2 humbje të tjerat) dhe hija e fantazmat e rrezikut për rënie nga kategoria shfaqet sërish si sezoni i mallkuar 2016-17.
Bekim Balaj, nga ana tjeter, gjithmone e me shume golashenues. Vjet shkodrani e mbylli me 18 gola ne kampionat, sivjet ka shkuar deri tani 7 gola pas 11 javesh dhe me kete trend pritet qe te thyeje edhe rekordin e vjetshem.
Laçi sakaq merr pak fryme lirisht pasi sot ka mundur Egnatian me rezultatin 2-0. Kjo eshte fitorja e dyte per kurbinasit qe nuk po kalonin nje nisje sezoni te mire deri tani. Hap mbrapa per rogozhinasit e drejtuar nga Tetova.