Inter fitoi 3-0 në fushën e Empoli, ndeshje ku protagonist për ekipin zikaltër ishte Davide Frattesi. Mesfushori i Inter realizoi gola gola në atë ndeshje, dygolëshi i tij i parë në Serie A.
“Dygolëshi im i parë në kampionat ishte e bukur, më vjen keq që erdhi kundër një skuadre në të cilën kam luajtur dhe kam kaluar shumë mirë. Ndaj, më dukej e drejtë të mos festoja”, tha Frattesi.
Duke vlerësuar lojën e tij, mesfushori 25-vjeçar i Inter dhe kombëtares shtoi: “Çdo ndeshje më duket se është vendimtare për të treguar nëse jam një lojtar i mirë apo jo. Ne luajmë aq shumë sa jemi të lodhur, të gjithë”.
“Jemi gjithmonë në lëvizje. Kam pasur një periudhë konfuzioni, por aftësia e lojtarit duhet parë në plan afatgjatë”, u shpreh Davide Frattesi, që këtë sezon ka realizuar tri gola në kampionat me Inter.