Dy oferta europiane trembin Milanin, a po luan Maignan blofin për të rritur pagën?

31 Tetor 2024
16:06
Telesport
back button

Mike Maignan është një nga temat më të nxehta te Milani. Portieri ka edhe një vit e 8 muaj kontratë në Milano dhe klubi duhet të veprojë.

Arsyeja është se për të kanë interes dy klube të mëdha në Europë, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, të cilat kanë shfaqur interes për francezin.

I vetëdijshëm për ofertat e majme që ka, Maignan po rrit kërkesat te Milani. Ai do të pranonte rinovimin, por vetëm nëse i garantohen 6 mln euro neto në vit.

Milani deri tani e ka njoftuar se “tavani” i pagave shkon në 5 mln euro neto në vit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit