Pas polemikave, sherrit brenda dhomave të zhveshjes dhe pozitës së lëkundur të trajnerit Juric, Roma reagon dhe fiton minimalisht 1-0 përballë Torinos në kuadër të javës së 10-të në Serie A. Pas vetëm 20-të minutash lojë, Paulo Dybala kaloi verdhekuqtë në epërsi, në atë që doli të ishte goli i vetëm i ndeshjes.
La Joya ishte lojtari më i rrezikshëm i Romës, duke krijuar edhe shanse të tjera për gol, mirëpo i mungoi saktësia pas golit të epërsisë. Në minutën e 52-të, Dybala lëshoi një goditje të fuqishme brenda zonës, por që topi përfundoi ngjitur shtyllës së djathtë.
Rasti i parë serioz për mysafirët u krijua në minutën e 65-të, por Alieu Njie nuk arriti ta mposht portierin e Romës. Roma ia doli të mbante këtë epërsi minimale përkundër personit të Torinos për t’i fituar tri pikët e para pas dy humbjeve radhazi dhe një barazimi. Pas javës së dhjetë, Roma është në vendin e dhjetë me 13 pikë, ndërsa në javen e 11-të takohen me Veronan.
Fitore e madhe nga Lazio! Skuadra e drejtuar nga Baroni ka shkaterruar me 5 gola Comon ne ate qe ishte nje sfide e cila shkoi direkt ne disheze pasi bardhekaltërit realizuan dy gola pas 31 minutash me Castellanos dhe Pedro. Ekipi liqenor i drejtuar nga Fabregas reagoi me Mazzitellin duke ngushtuar shifrat por mbeti me dhjete pas daljes me te kuq nga Braunoder.
I kuq qe me pas kaloi te ekipi tjeter pasi edhe Nuno Tavares, asistman me i mire ne top 5 ligat kryesore europiane (8 pasime per gol) u perjashtua si pasoje e dy te verdhave.
Por, Lazio vazhdoi te sulmonte dhe gjeti edhe 3 gola te tjere me Patric, serish Castellanos dhe ne fund me Loum Tchaouna. Lazio qe ngjitet keshtu ne vend te 5-te me 19 pike, po aq sa Fiorentina dhe Atalanta.
Pikerisht Fiorentina mori sot nje fitore te madhe ne fushen e Genoas. Mjaftoi goli i shenuar nga Gosens per t’i dhene suksesit djemve te Paladinos. Por, ishte nje mrekulli e De Geas ne fund qe shmangu barazimin.