Materazzi: M’u duk i çuditshëm ky “Top i Artë”, Lautaro meritonte të paktën “top 5”

2 Nëntor 2024
8:13
Alfred Lleshi
back button

Në mikrofonat e “Gazzetta dello Sport”, Marco Materazzi është rikthyer të flasë për “Topin e Artë” dhe në veçanti Lautaro Martinez, i cili u pozicionua i shtati në renditjen përfundimtare të trofeut.

Nëse mund të votonit, ku do ta vendosnit Lautaro Martinez?
Padyshim në mesin e pesë më të mirëve. Asgjë për të thënë për Rodrin apo këdo që ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Europian, si Carvajal. Lautaro fitoi gjithashtu dhe e bëri këtë me Interin e Argjentinën… Ai ka të drejtë të thotë që priste më shumë në edicionin e këtij viti të “Topit të Artë”.

Juria, ajo reale, nuk e vlerësoi më shumë se vendi i shtatë…
Ndonjëherë ata që zgjedhin e bëjnë këtë duke ndjekur rrugë të çuditshme, si të thuash. Për sa më përket mua, ‘Topi i Artë’ është një çmim që nuk do të thotë shumë. Vlera e vërtetë përcaktohet nga klubi me të cilin ju luani, kupat dhe trofetë që fitoni. Unë do të thosha se Lautaro është në formë mjaft të mirë. Po korr suksese njëri pas tjetrit me Interin, si kapiten. E njëjta gjë ndodh me të tek Argjentina, duke fituar një Kupë Bote dhe dy Kupa Amerike. Në të fundit u shpall golashënuesi më i mirë i turneut. Kjo është ajo që ka vërtet rëndësi, këtë e thotë dikush që u bë kampion bote duke shënuar në finale kundër Francës dhe që nuk përfundoi as në ‘top 50’ në vitin 2006.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit