Aurelien Tchouameni duket se do të jetë lojtari i larguar në formë dështimi nga Real Madrid. 100 mln eurot e shpenzuara për të nuk konsiderohen të shpenzuara mirë nga madrilenët.
24-vjeçari u transferua në vitin 2022 në Santiago Bernabeu dhe deri tani nuk e ka justifikuar veten.
Në një intervistë të para dy viteve, mesfushori shprehej se mund ta imagjinojë veten si lojtar në kampionatin anglez.
“Më pëlqen edhe Real Madrid, edhe Liverpool. I ndjek gjithmonë ndeshjet e Premier League. Është ndryshe të luash në Spanjë dhe ndryshe është të luash në Angli”.







