Humbja e dytë radhazi për Manchester Cityn është sa e pazakontë aq edhe e pabesueshme, por në fakt Pep Guardiola ka rënë sërish. Pas eliminimit nga Carabao Cup nga Spurs, Citizens dështuan sërish ne fushen e Bournemouth (2-1), duke i rikthyer Liverpoolit vendin e parë në renditje.
Duke folur në BBC Match of the Day, Guardiola komentoi për rezultatin përfundimtar: “Ne e dinim që nuk mund të arrinim intensitetin. Ne folëm për këtë. Ishte një lojë e hapur. Ne patëm raste në fund, por unë e përgëzoj Bournemouth. Kishin 6-7 ditë për t’u përgatitur. Ata kanë fizik dhe shpejtësi, por duhet të fitosh këto situata”.
Një hendek i qartë nga çdo këndvështrim për trajnerin spanjoll të Cityt: “Ata kishin raste. Ederson bëri një pritje të mirë. Ne patëm momente vërtet të mira në fillimin e pjesës së dytë dhe pas kësaj ishte e vështirë për t’u tretur, sepse ishim të mirë. Pas shënimit, ne patëm momentin e mire dhe raste, por nuk ishim në gjendje të shënonim.
Për dëmtimet dhe problemet e formës: “Është kështu. Kemi disa lojtarë me shumë minuta dhe shumë lojtarë pa minuta, kështu që bilanci është paksa i pakëndshëm. Ne luajtëm mirë kundër Spurs, por sot nuk mundëm të menaxhonim intensitetin e tyre dhe kjo është arsyeja pse ne e humbëm ndeshjen”.