Janë dashur 12 minuta që Barcelona të shënojë gol në derbin ndaj Espanyol në sfidën që ekipi i Flick po zhvillon në stadiumin e tij. Me një javë ku Real Madrid nuk ka luajtur pasi është shtyrë ndeshja ndaj Valencias, katalanasit duan të rrisin më tej diferencën e pikëve në renditje.
Dhe, starti në derbi ka qenë fantastik, ashtu si magjia e radhës nga Lamine Yamal, një asist i radhës, një tjetër pasim që ka prerë të gjith fushën dhe ka gjetur Dani Olmon në zonë të vetëm me spanjollin që e ka depozituar në rrjetë me lehtësi.
Yamal ka ndaluar, e ka parë dhe me të jashtmen ka hedhur fort topin në zonën e Espanyol për 1-0. Por, nuk ka mjaftuar me kaq sepse kete here ai qe ka dhene pasimin kryeveper eshte Casqado qe ka gjetur Raphinhan me vertikalizim nga mesi i fushes. Braziliani e ka kaluar topin mbi portierin duke konfirmuar momentin e arte.
ASISTI I YAMAL DHE GOLI I OLMO – VIDEO