Lautaro: Duhet t’i mbyllim ndeshjet, kjo është indinjuese. Na ndodhi edhe ndaj Juventusit…

4 Nëntor 2024
8:21
Alfred Lleshi
back button

Goli u gjet sërish në “San Siro”, u morën tri pikët e çmuara ndaj Venezia, pas frikësimit të madh në minutën e 97-të. Në fund të ndeshjes, sigurisht që kishte shumë më tepër zemërim se sa kënaqësi për kapitenin zikaltër, Lautaro Martinez:

“Pjesa e parë pati zero minuta kohë shtesë, ndërsa në pjesën e dytë u akorduan 7 minuta në total. Sipas mendimit tim, për të ecur përpara, të gjithë duhet të përmirësohemi. Përndryshe, futbolli vazhdon përpara dhe ne ndalojmë.

Nëse duam futboll më të mirë, të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë. Më falni, jam shumë nervoz. Duhet t’i mbyllim ndeshjet, nëse nuk duam të ndëshkohemi kur nuk e presim. Tashmë na ka ndodhur me Juventusin, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Kampionati është i gjatë, por duhet të rritemi ende në këto detaje”.

Megjithatë, kësaj i shtohet edhe kënaqësia e ligjshme për golin e gjetur në “San Siro”: “Po, ishte koha, siç them gjithmonë. Unë bëra dy gabime goli në pjesën e parë, por më pas shënova për ta fituar ndeshjen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit