Në ndeshjen e 500-te te presidentit te tyre, Gaz Demi, Partizanit i ka ikur nga duart fitorja në një fund dramatik perballë Teutës, duke u ndalur në shtëpi në barazimin 1-1 në ndeshjen e javës së 12 të Superiores.
Të kuqtë kishin gjetur avantazhin shpejt me Tedi Carën dhe thjesht po mundoheshin të administronin rezultatin në kërkim të golit të dytë me kundërsulme. Por gabimet e shumta para portës kundërshtare sollën pasoja, pasi Teuta në anën tjetër shtoi presionin dhe kërkoi me çdo mënyrë barazimin.
Ai erdhi në fund falë një penalltie të shkaktuar për një prekje topi me dorë në zonë nga Bytyçi, e para që jepet kundër të kuqve këtë sezon, me Llocin i cili nuk gaboi nga pika e bardhë, duke vulosur barazimin 1-1.
Ne Elbasan, sakaq, Dinamo ka turpëruar ekipin vendas me shifrat e thella 5-0.dinamo. Goli i parë erdhi në minutën e 23-të nga Zabërgja dhe në të 31-ën Meksi i dyfishoi ato. Më pas Zabërgja realizoi sërish duke e vulosur pjesën e parë me 3 gola.
Në pjesën e dytë Elbasani jo vetëm që nuk reagoi por pësoi sërish, kësaj here nga Bregu I cili shënoi dygolësh. Tifozeria nisi te largohet nga stadiumi pa përfunduar ndeshja me një zhgënjim të madh. Me këtë fitore skuadra e Dajës ngjitet në vendin e 3-të me 20 pikë ndërsa vendasit ngelin në vendin e 5-të me 16 pikë.