Guardiola ka një armë më shumë në Champions, pas 50 ditësh rikthehet në fushë De Bruyne

5 Nëntor 2024
9:09
Telesport
back button

Manchester City do të luajë ndaj Sporting Lisbonë sot në Champions League dhe në fushë mund të zbresë për “citizens” edhe Kevin De Bruyne. Në sfidën e fundit në Premier League ndaj Bournemouth, ai ishte në stol.

Trajneri Pep Guardiola nuk e aktivizoi asnjë minutë: “Dua që të jetë 100% i rikuperuar para se ta hedh në fushë. Ai po ndihet më mirë. Ndoshta mund të luajne 10-15 minuta, por veçanërisht me Kevinin përpiqem të kujdesem për të”.

Kevin ka kaluar një muaj e gjysmë pa luajtur dhe ndeshja kundër Bournemouth ishte shumë sfiduese. Kemi nevojë për të dhe ai do të kthehet. Ne do të përpiqemi ta rikthejmë gradualisht, në kohën e duhur dhe në vendi i duhur për ta bërë atë”, tha Guardiola.

Guardiola foli edhe Kyle Ëalker: “Ai duhet të kthehet në rutinën e ndeshjeve dhe të fokusohet në atë që duhet të bëjmë. Ai është kapiteni ynë dhe ne kemi nevojë që ai të kthehet në maksimumin e tij dhe, hap pas hapi, ne shpresojmë që ai ta arrijë këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit