Kur pritej zyrtarizimi i Mohamed Salah te Besiktas, marrëveshja mes palëve ka mbetur pezull dhe shkak për këtë janë kërkesat e agjentit të egjiptianit për komisionet që i takojnë atij dhe disa çështje të tjera të lidhura me bonuset.
Drejtori sportiv i Besiktas, Önder Özen, ka përsëritur kritikat ndaj agjentit të Salah, i cili sipas tij i rriti në mënyrë drastike kërkesat për komisione, thjesht me një njoftim të shkurtër gjatë bisedimeve të fundit.
“Mund ta imagjinoj që një futbollist i respektuar si Salah nuk dinte asgjë për këtë, por klubi ynë ndjek një politikë të caktuar nga e cila nuk do të devijojmë. Komisionet për agjencitë e lojtarëve rregullohen me ligj dhe injorimi i kësaj do të përbënte një “akt të paligjshëm.
Kur bëhet fjalë për Besiktas, atëherë është detyra jonë të mos e vendosim veten në një situatë të tillë. Oferta është në tavolinë. Nëse vjen një përgjigje për këtë ofertë, ajo mund të shqyrtohet, por nuk do të ketë asnjë tjetër”, tha Ozen në një reagim për HT Spor.







