Sfidat e para të Zidane në stolin francez. Në tetor përballet me Italinë, 20 vite pas finales së Berlinit

28 Korrik 2026
15:03
Alfred Lleshi
back button

Debutimi i Zinedine Zidane si trajner i Francës do të vijë më 25 shtator, kur “gjelat” do të përballen me Turqinë në “Kocaeli Stadium” të Izmit, në ndeshjen e “Nations League”. Franca bën pjesë në Grupin 1 të Ligës A, së bashku me Belgjikën dhe Italinë.

Më 2 tetor, Zidane do të debutojë në shtëpi, në “Stade de France”, pikërisht ndaj Italisë. Një përballje me domethënie të veçantë për legjendën franceze, pasi kundër axurrëve mbylli karrierën si futbollist, 20 vite më parë, me kartonin e kuq pas goditjes me kokë ndaj Materazzit dhe humbjen në finalen e Botërorit.

“Katër ndeshjet e ardhshme i kam të shënuara në kalendar. Italia është një sfidë e veçantë sepse kam luajtur atje, njoh shumë njerëz dhe flas italisht. Po përgatitem prej kohësh për këto katër ndeshje”, – deklaroi Zidane. Ndeshja e kthimit ndaj Italisë do të luhet më 12 nëntor.

Objektivi i madh i Francës është “Euro 2028”, trofe që mungon që nga viti 2000, kur skuadra e drejtuar në fushë nga Zidane mposhti pikërisht Italinë në finale, falë “golden goal” të David Trezeguet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit