Zidane si trajner, një histori e shkurtër, por e jashtëzakonshme: 3 Champions radhazi, 11 trofe në 4 sezone

28 Korrik 2026
14:50
Alfred Lleshi
back button

Karriera e Zinedine Zidane si trajner ishte e shkurtër, por tepër e suksesshme. Pas 5 vitesh larg pankinës, ai rikthehet zyrtarisht te Franca, pasi me Real Madridin fitoi 3 Champions League radhazi, 2 La Liga, 2 Superkupa të UEFA-s, 2 Superkupa të Spanjës dhe 2 Kupa të Botës për Klube.

Në janar 2016, pas shkarkimit të Rafa Benitez, Zidane mori drejtimin e Realit dhe debutoi me fitoren 5-0 ndaj Deportivo. Në sezonin e parë fitoi Champions League ndaj Atletico Madridit me penallti, duke u bërë trajneri i parë francez që ngriti trofeun.

Më pas fitoi Superkupën e UEFA-s, Kupën e Botës për Klube, La Liga-n dhe një tjetër Champions, duke mposhtur Juventusin në finale. Në sezonin 2017-2018 shtoi edhe Superkupën e Spanjës, një tjetër Superkupë të UEFA-s, Kupën e Botës për Klube dhe Champions-in e tretë radhazi, përpara se të jepte dorëheqjen.

U rikthye te Reali në mars 2019, fitoi Superkupën e Spanjës dhe La Liga-n 2019-2020. Pas sezonit 2020-2021, të mbyllur pa trofe, u largua përfundimisht nga klubi i bardhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit