Festa e presidentit të Inter, Beppe Marotta, në fund të ndeshjes së fituar në sekondat e fundit ndaj Venezia në kampionat tregoi se sa shumë presion kishte ekipi zikaltër. Gjithsesi, tani është koha për të menduar për ndeshjen e radhës, atë në Champions League kundër Arsenal.
“Inter dëshiron të luajë një rol kryesor, sepse në të gjitha ndeshjet duhet të japësh gjithmonë më të mirën tënde. Është e qartë se duke luajtur kaq shpesh është normale që mund të ketë disa rënie të tensionit dhe ndeshje jo të mira”, u shpreh Marotta para sfidës me Arsenal.
“Varet nga trajneri, i cili po e bën në mënyrën më të mirë, veçanërisht nga pikëpamja motivuese. Mban një qasje shumë të vendosur ndaj takimeve sepse të gjithë kundërshtarët janë të frikshëm“, shtoi më tej presidenti zikaltër.
“Ekipi duhet të jetë gjithmonë vigjilent dhe na pret një jave intensive: Arsenali në Champions dhe Napoli në kampionat. Duhet t’i mbyllim këto sfida në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi janë periudha me ndeshje intensive”, tha Marotta.