“Arsenali predikon futbollin e bukur. Interi ka nivel të lartë, por nuk do të firmosja me të sot”

6 Nëntor 2024
8:10
Alfred Lleshi
back button

Supersfida e mbrëmjes së mërkurë, mes Interit dhe Arsenalit, e ndez më tej xhiron e katërt të fazës së grupit në Champions League. Lukas Podolski, si ish i dy skuadrave të kësaj përballjeje, foli për mikrofonat e “Gazzetta dello Sport”:

Lukas, a do të nënshkruaje sërish për zikaltrit?
Ndoshta nuk do të pranoja. Asgjë kundër Interit, le të jemi të qartë, sepse është një klub i nivelit të lartë, por lëvizja gjatë sezonit nuk është ide e mirë. Duhet të përshtatesh në një kampionat të ri, në një vend të ri.

Inter-Arsenal, nga t’ia nisim?
Unë do të thosha nga “Topçinjtë”, sepse stili i tyre i lojës më tërheq…

Çfarë ndeshjeje do të jetë?
Arsenali ka bërë gjëra të mëdha në vitet e fundit. Nuk e fitoi dot Premier League, por ka predikuar futbollin e bukur dhe vazhdon ta bëjnë këtë. Do të jetë një sfidë kryesore e këtij raundi.

Si ju duket Thuram tek Interi?
Unë e njoh atë që kur luajti në Gjermani, por tani është bërë sulmues. Dhe nuk është e lehtë t’i vjedhësh vëmendjen dikujt si Lautaro. Trajneri Inzaghi, kur duhet ta rreshtojë ekipin e tij, nuk ka probleme të veçanta. Ky është niveli i Interit, që ka dy sulmues startues kaq të fortë.

Lautaro u rendit i shtati në garën për “Topin e Artë”. A meritonte më shumë?
Unë kurrë nuk jam interesuar shumë për çmime si ky. Ka shumë “politikë” rreth asaj se kush triumfon dhe gjykon. Në të kaluarën disa lojtarë e kanë merituar të fitonin, por në vend të kësaj nuk e bënë. Për mua, ajo që ka rëndësi është skuadra, kolektivi. Lautaro mbeten një lojtar i mirë.

Me cilin do të kishte luajtur më mirë si partner sulmi, me Lautaro apo Thuram?
Unë zgjedh Thuram. Do ta kishim gjetur mirë njëri-tjetrin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit