Leroy Sane dhe Kingsley Coman nuk kanë më vend te Bayern. Trajneri Vincent Kompany mendon se ata nuk janë lojtarë të nivelit të duhur për të fituar Champions League.
Sane, sidomos, duket më i favorizuar për të ndërruar skuadër. Gjermani nuk ka marrë ofertë rinovimi nga Bayern dhe e ka marrë sinjalin. Drejtuesit duan ta largojnë.
Revista gjermane “Sport Bild” raporton se ish-lojtari i Manchester City mund të rikthehet në Premier League. Klubi që interesohet për të është Arsenali.
Coman, ndërkohë, vuan shumë nga dëmtimet dhe Bayern nuk e planifikon për sezonin e ardhshëm. Për të kanë interes Juventus, PSG, Liverpool dhe West Ham.