Onana: Kjo ndodh kur gjërat nuk shkojnë mirë, s’do të jetë problem të përshtatemi me trajnerin e ri

7 Nëntor 2024
9:27
Telesport
back button

Periudha e tranzicionit te Manchester United do të vijojë edhe këtë javë, me “djajtë e kuq” që do të luajnë sot në Europa League ndaj Paok. Skuadra do të vijojë të drejtohet nga zv.trajneri Ruud van Nistelroy, deri në momentin që do të vijë Ruben Amorim.

Në prag të ndeshjes që Manchester United do të luajë ndaj rivalëve grekë, ka folur portieri Andre Onana. “Kur dëgjova se trajneri po largohej u ndjeva keq, nuk është gjithmonë e lehtë për lojtarët të kuptojnë se kur largohet një trajner”, tha kamerunasi.

Gjithsesi, klubi duhet të marrë një vendim kur gjërta nuk shkojnë mirë dhe tani ne duhet të ndjekim trajnerin e ri. Me vjen keq për Ten Hag, pasi kam punuar edhe më parë me të. Ai është një menaxher i mirë, kam një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha Onana.

Ne nuk fituam mjaft ndeshje, është e thjeshtë. Në një nivel të lartë nuk është e lehtë dhe ndonjëherë duhet të paguash çmimin. Lojtarët dhanë gjithçka, ne punuam shumë, bëmë maksimumin”, shtoi më tej portieri i “djajve të kuq”.

Duke folur për trajnerin e ri Ruben Amorim, që do të ulet në stolin e “Old Trafford” nga 11 nëntori, ai komentoi: “Ai vjen me një sistem tjetër, por shokët e mi janë të gjithë pragmatikë. Nuk do të jetë problem për ne”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit