Koopmeiners: Kisha oferta nga Premier League, por kur më kërkoi Juventusi nuk u mendova dy herë…

8 Nëntor 2024
10:09
Alfred Lleshi
back button

Kishte gjithashtu disa skuadra të Premier League pas Teun Koopmeiners, por mesfushori holandez zgjodhi Juventusin në merkaton e verës, për shumë arsye. Personi në fjalë e shpjegon këtë gjatë intervistës për “Tuttosport”: “Po, e dija që kishte klube angleze të interesuara për mua, por sapo mora vesh për Juventusin, nuk pata asnjë dyshim.

E pranoj, më ka pëlqyer ky klub që në momentin e parë që kam ardhur në Itali. Po flasim për klubin ndër më të rëndësishmit në Itali dhe botë. E kam ndjekur gjithmonë futbollin në Angli, por gjithçka është më e mirë këtu. E njoh kampionatin, vendin, skuadrat me të cilat përballem dhe klimën në përgjithësi”.

Holandezi hedh dritë edhe mbi negociatat e gjata të kalimit të tij nga Atalanta te bardhezinjtë: “Unë do të thoja se e gjithë vera ishte e vështirë, e vështirë në përgjithësi për sa iu përket sensacioneve. Ishte një tranzicion i komplikuar, por në futboll nuk mund ta përjetosh edhe këtë.

Nëse kujtoj një moment veçanërisht të rëndësishëm, dua të nënvizoj udhëtimin me taksi nga Bergamo në Torino, me të dashurën time, për të arritur te Juventusi. Një mbrëmje më parë kisha marrë telefonatën e duhur, në të cilën më thanë se gjithçka ishte zgjidhur.

Sidoqoftë, nuk e kisha tretur ende mirë lajmin, rruga për në Torino m’u duk e gjatë. Kur mbërrita në klubin bardhezi, i thashë partneres sime: Më në fund u lehtësova, m’u largua si me magji gjithë presioni që kisha grumbulluar”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit